Krimet nga urrejtja në Kanada të raportuara nga forcat policore shënojnë rritje për të dytin vit radhazi, thonë të dhënat nga Shërbimi i Statistikës së Kanadasë.
Numri i krimeve nga urrejtja të regjistruara nga policia u rrit me 27 për qind në vitin 2021, respektivsht nga 2.646 incidente në 3.360. Në raport me vitet 2019-2022 është regjistruar një rritje prej 36 për qind të krimeve nga urrejtja. Në përgjithësi, krimet nga urrejtja të raportuara nga policia janë rritur me 72 për qind gjatë dy viteve të fundit.
Nga viti 2020 deri në vitin 2021, ka pasur një rritje të numrit të raportimeve të policisë për krime të urrejtjes të drejtuara ndaj religjoneve, gjegjësisht mbi 350 incidente më shumë, ose 67 për qind. Të gjitha provincat dhe territoret kanadeze raportuan një rritje të krimeve të urrejtjes në vitin 2021, përveç Yukon, i cili mbeti i pandryshuar.
Bazuar në të dhënat statistikore të Kanadës, krimet nga urrejtja ndaj popullatës hebreje janë shtuar për 47 për qind, ndaj muslimanëve 71 për qind, dhe 260 për qind ndaj popullatës katolike.
Rritja e krimeve nga urrejtja ndaj komunitetit musliman vijon pas rrënies që shënoi në vitin 2022. Rritja e krimeve nga urrejtja ndaj muslimanëve është regjistruar në vitin e njëjtë kur kanë ndodhur sulmet në qytezën London, në Ontario, shënjestër e të cilës ishte familja muslimane, që rezultoi me katër viktima dhe një tentim vrasje.
Këshilli Kombëtar i Muslimanëve në Kanada (KKMK), pas publikimit të këtij raporti ku shënohet rritja e krimeve nga urrejtja mbi muslimanët, theksuan se gjatë vitit 2021 ka rritje dramatike të urrejtjes antimuslimane.
“Muslimanët në Kanada kanë qenë viktima të urrejtjes në vitin 2021. Këto shifra nuk e tregojnë realitetin pasi që e dijmë se numri i krimeve nga urrejtja i tejkalon të dhënat e publikuara të krimeve nga urrejtja”, thonë nga KKMK, në një post në Twitter.
“Kemi mjaft punë për të parandaluar gjitha format e urrejtjes në këtë shtet”, thonë nga KKMK.
Mbi një milion musliman jetojnë në Kanada. Sipas të dhënave muslimanët renditen komuniteti më i madh pas krishterëve. Popullata e përgjithshme në Kanada e llogaritet të jetë mbi 38 milionë banorë.
Familja e vrarë muslimane në Kanada
Në qershor të vitit 2021 katër persona humbën jetë, ndërsa një mori lëndime të rënda kur një shoferi i minibusit i goditi këmbësorët në qytetin London, në rajonin Ontario të Kanadasë.
“Besojmë se viktimat në këtë sulm kanë qenë shënjestër për shkak të besimit të tyre islam”, deklaroi shefi i policisë në London, Steve Williams.
Ai u shpreh se disponojnë me dëshmi se 20 vjeçari ka vepruar me paramendim dhe plan, i nxitur nga urrejtja.
“Besojmë se viktimat kanë qenë të shënjestruar për shkak se kanë qenë musliman”, tha hetuesi Paul Ëaight,
Pas ngjarjes 20 vjeçari Nathaniel Veltman, është vënë në arrati, por më pas është kapur dhe arrestuar.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeu, atëkohë deklaroi se është i tmerruar nga ky “veprim nga urrejtja” dhe se mendimit e tija janë me viktimat.
“Komunitet musliman në London dhe musliman gjithandej vendit dijeni se jemi me ju. Islamofobia nuk ka vend në asnjë shoqëri tonën. Kjo urrejtje është tinëzare dhe e neveritshme – dhe duhet të ndalet”, shkroi në Trudeau në Twitter.
Incident i ngjashëm në prill të vitit 2018 ndodhi edhe në Toronto, kur dhjetë persona humbën jetën, ndërsa 15 të tjerë u lënduar pasi një furgon u fut në zonën e këmbësorëve në këtë qytet të Kanadasë.
Në njoftimin e policisë u tha se është arrestuar i dyshuari Alek Minassyan, një 25 vjeçar me prejardhje nga Armenia, i cili ka kryer “sulm terrorist me makinë”. Ky rast u cilësua si sulmi më vdekjeprurës me makinë në historinë e Kanadasë.
Alek Minnasyan, i cili u kap pas incidentit, u akuzua vrasje të dhjetëfishtë të shkallës së parë dhe 16 akuza për vrasje të shkallës së dytë.
Krimet nga urrejtja jomjaftueshëm denoncohen
Karen Hira, Drejtore Ekzekutive e Shoqërisë së Qendrave të Imigrantëve dhe Refugjatëve Victoria, duke folur nga përvoja personale si analiste hulumtuese në Policinë e Victoria-s, për gati katër vjet, beson se krimet e urrejtjes shpesh nuk raportohen, kryesisht për shkak të përkufizimit të ngushtë të policisë për këto veprat penale.
Në raport thuhet se krimet nga urrejtja synojnë pjesë integrale dhe të dukshme të identitetit të një personi dhe mund të ndikojnë në mënyrë disproporcionale në komunitetin e gjerë. Një incident i krimit nga urrejtja mund të kryhet kundër një personi ose pronë dhe mund të drejtohet për racën, ngjyrën, origjinën kombëtare ose etnike, fenë, orientimin seksual, identitetin ose shprehjen gjinore, gjuhën, gjininë, moshën, paaftësinë mendore ose fizike, ose ndonjë gjë tjetër.
Siç thonë nga Shërbimi Statistikor i Kanadasë, megjithëse nuk është e mundur të lidhen incidentet e krimeve nga urrejtja të raportuara nga policia me ngjarje specifike, mbulimi mediatik dhe diskursi publik sigurisht që mund të rrisë vetëdijen, si dhe të shkaktoj reagime negative nga njerëzit që ndajnë qëndrime urrejtjeje.