Tirana, në maje të qyteteve me rritje më të shpejtë në Evropë      Foto: TRT Balkan

Qyteti i Tiranës renditet në maje të listës së qyteteve në Evropë për shtimin e numrit të banorëve. Kështu thonë të dhënat Kombeve të Bashkuara për periudhën 2020-2025.

Edhe pse në të gjitha shtetet e Ballkanit një pjesë e madhe e popullatës janë të përqëndruar në mjediset urbane, megjithatë rritja nuk është e njëjtë te të gjithë. Tirana, është e vetme në rajon e cila shënon rritje të dyfishtë, ndoshta edhe më shumë në krahasim me qytetet tjera. Nga ana tjetër kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi në vitet e ardhshme pritet të kenë më pak banorë. Aktualisht ky qytet shënon rrënie prej minus 0.02 për qind.

Infografikë: TRT Balkan

Bazuar në të dhënat statistikore në Tiranë jetojnë diçka më shumë se gjysmë milioni banorë. Përderisa, ky qytet në vitin 1950 ka pasur një popullatë prej 80 mijë banorësh. Por, në të ardhmen qyteti do të shënoj rritjes shtesë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rritja mesatare e popullatës në Tiranë pritet të jetë 1.63 për qind, dhe është i tretë në listë pas qyteteve ruse Ballashiha (1.88) dhe Tjumenj 2.01 për qind.

Statistika e Kombeve të Bashkuara, po ashtu tregon se në maje të Evropës, janë edhe qytetet Oslo dhe Soçi. Ndërkohë, asnjë qytet tjerë i Ballkanit nuk është në listën e dhjetë apo njëzet qyteteve më rritje më të shpejtë në Evropë.
Shumë më posht se Tirana, në këtë listë gjendet edhe qyteti i Shkupit, me një rritje prej 0.84 për qind, që është e njëjtë sa Berni dhe Zyrihu në Zvicër.
Qindra vende më poshë është edhe Sarajeva me një rritje të popullatës prej 0.31 për qind, si dhe Beogradi me rritje prej 0.21 për qind.
Popullata në vendet e Ballkanit, kryesisht është fokusuar në qytetet më të mëdha të cilët janë qendra ekonomike dhe ku mundësitë për gjetjen e punës janë më të mëdha. Kjo është ndër arsyet kryesore për migrimin në qytetet më të mëdha.

TRT Balkan