Abazoviq: Marrëdhënia ime me Vuçiqin është shumë korrekte dhe miqësore     Foto: AA Archive

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shumë e drejtë dhe miqësore.

“Vazhdimisht jam i sulmuar se Vuçiq po menaxhon diçka këtu, këto gjëra i refuzoj, i konsideroj joserioze. Marrëdhënia ime me Vuçiqin është shumë korrekte, miqësore”, ka thënë Abazovic në një intervistë për Vijesti.

Ai shtoi se marrëdhëniet e tij me njerëzit e tjerë në rajon janë të njëjta dhe se nuk ka ndërprerje në komunikim me asnjë kryeministër apo president në rajon.

"Mendoj se është detyrë e kryeministrit të Malit të Zi, kushdo qoftë ai, të trashëgojë marrëdhënie të mira me njerëzit në rajon. Nëse na pëlqen ose jo një opsion politik në rajon, nuk është çështje e jona dhe e qytetarëve tanë“, tha Abazoviq.

Abazoviq beson se perceptimi i ndikimit të Vuçiqit në Mal të Zi është i mbivlerësuar dhe thekson se nëse dikush dëshiron të thotë se Mali i Zi duhet të ketë marrëdhënie të këqija me Serbinë vetëm sepse nuk i përshtatet presidentit malazez Milo Gjukanoviq, ai nuk e pranon këtë si një gjë të mirë për Malin e Zi.

Abazoviq shtoi se synimi i Malit të Zi është që të ketë marrëdhënie më të mira me fqinjët.

"Nëse do të ndërtojmë mure, do të jemi në konflikt të vazhdueshëm dhe do të kemi frikë nga njëri-tjetri, ky është një koncept. Nëse do të zhvillojmë bashkëpunim, kemi marrëdhënie liberale, bëjmë projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe lidhemi, unë personalisht zgjedh këtë të fundit", tha Abazoviq.

TRT Balkan / agjencitë