Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. / Foto: AA Archive

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë ditës së sotme kanë arrestuar kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.

Arrestimi i tij vjen pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, ku forcat e BKH-së kanë ndërhyrë në ambientet e Bashkisë në Shqipëri duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.

Sipas raportimeve pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit. Ndërkohë raportohet se Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë, emri i të cilit ende nuk dihet.

TRT Balkan / agjencitë