Arrestohet ministri i Sigurisë i BeH-së, Nenad Neshiq.        Foto: AA

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës ka konfirmuar sot se Nenad Neshiq, ministër i Sigurisë i BeH-së, është privuar nga liria.

Në një hetim të kryer nga Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës së bashku me Drejtorinë për Krimin e Organizuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska, më 26 dhjetor, në lëndë për korrupsion, Nenad Neshiq, ministër i Sigurisë në Këshillin e Ministrave të BeH-së, Millan Dakiq, Drejtori i JP Putevi RS, Mlladen Luçiq dhe katër persona të tjerë.

“Ata dyshohen se kanë kryer vepra penale si menaxherë të Kompanisë Publike Rrugët e RS dhe persona që kanë bërë biznes me kompaninë e lartpërmendur – konspiracion për kryerjen e veprave penale, pastrim parash, shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti”, thotë Prokuroria e BeH-së. Ata kanë shtuar se do ta informojnë opinionin për rrjedhën e mëtejshme të hetimeve.

TRT Balkan / agjencitë