Katër automjetet e para luftarake të këmbësorisë "Bradley" iu dorëzuan ushtrisë kroate në kazermën Nashiq të martën.
Ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiç njoftoi vazhdimin e pajisjes dhe modernizimit të Forcave të Armatosura dhe shprehu besimin se Kroacia do të arrijë shpenzimet e mbrojtjes prej tre për qind të PBB-së.
"Forcat e Armatosura Kroate kanë marrë në dorëzim katër të parat nga gjithsej 89 mjete luftarake të këmbësorisë "Bradley", duke vazhduar kështu zbatimin e furnizimeve të mëdha dhe modernizimin. Ky hap i rëndësishëm është gjithashtu rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar të suksesshëm me aleatin tonë kryesor strategjik, ShBA-në”, ka thënë Anushiq në një postim në rrjetin social “X”.
Vitin e kaluar, Kroacia bleu avionë luftarakë francezë Rafale, por gjithashtu nënshkroi një kontratë për blerjen e dronëve luftarakë Bayraktar TB-2 me prodhuesin turk Baykar.
Deri në vitin 2028 është planifikuar blerja e korvetave, tankeve, sistemeve raketore HIMARS dhe artilerisë vetëlëvizëse, helikopterëve sulmues luftarakë, raketave kundërajrore dhe dronëve kamikaze.