“Dua të falënderoj përpjekjet e përfaqësuesve tanë diplomatikë, veçanërisht në Egjipt dhe Katar, dhe falënderoj autoritetet e Katarit që ndërmjetësuan në këtë rast të veçantë”, tha Plenkoviq.
"Ne po punojmë gjithashtu për tetë shtetas të tjerë kroatë të largohen nga Rripi i Gazës, të kalojnë kufirin dhe të shkojnë në Egjipt”, shtoi ai.
Bazuar në të dhënat e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, në Rripin e Gazës ndodhen 47 shtetas kroatë dhe 23 prej tyre kanë kërkuar evakuim.
Plenkoviq iu referua edhe votës kroate kundër rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për armëpushimin humanitar në Rripin e Gazës, duke theksuar se ajo rezolutë nuk dënoi sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit.
Kryeministri kroat tha se mospërmendja e Hamasit në rezolutë "i kujtoi atij deklaratat e 30 viteve më parë kur thuhej se e dinin kush ishte agresori, ndaj nuk donin t'i përmendnin emrin".
Plenkoviq pohon se është "shumë më e përshtatshme" të miratohet një rezolutë e re që do të dënonte sulmin nga Hamasi.
"Dëshiroj t'ju kujtoj se Kroacia nuk është vend neutral ose i paangazhuar. Ne duhet të mbajmë qëndrime parimore për çështje kaq të rëndësishme politike dhe kjo është ajo që po bëjmë," përfundoi Plenkoviq, duke shtuar se Kroacia nuk kërcënohet nga kjo votë në çfarëdo mënyre, “më së paku në aspektin e sigurisë”.
Krahas shtetsave kroatë në Gaza nga rajoni në Rripin e Gazës ka edhe shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilët janë në pritje të evakuimit.