Avioni për shuarjen e zjarrit u rrëzua në ishullin grek Eubea.     /Foto: Reuters

Një aeroplan i llojit kanader që po shuante një zjarr në pyllin e ishullit grek të Eubesë u rrëzua të martën në qytetin Karystos.

Aksidenti ndodhi në kohë kur shuante zjarrin në fshatin Platanistos. Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonë.

Eubea është ishulli i dytë më i madh në Greqi, pas Kretës.

Dhjetëra zjarre shkatërruese pyjore kanë përfshirë Greqinë prej ditësh, duke përfshirë ishullin Rodos.

Greqia është goditur nga vala e tretë e të nxehtit dhe temperaturat po arrijnë deri në 40 gradë Celsius, njoftoi të martën e përditshmja “Kathimerini”.

Më shumë se 20.000 njerëz, kryesisht turistë, sipas autoriteteve greke janë evakuuar nga Rodosi.

Shërbimi grek i zjarrit njoftoi të martën se ishulli Evia dhe disa rajone të tjera, përfshirë Atikën qendrore, përballen me rrezik ekstrem nga zjarri, ndërsa rajone të tjera janë në rrezik shumë të lartë ose të lartë.

TRT Balkan / agjencitë