Tri tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Greqi. Tërmeti i parë me magnitudë prej 5,1 ballë u regjistrua në ishullin Evia që ndodhet në verilindje të Athinës në Greqi, në orën 8:27 minuta.
Shtatë minuta më vonë një tërmet tjetër u regjistrua me fuqi 3,7 Rihter në të njëjtën zonë në një thellësi prej 5 kilometrash, ndërsa gjithashtu ka pasur edhe lëkundje të tjera, por nën 3 Rihter.
Autoritetet greke njoftojnë se nuk ka viktima në njerëz, ndërsa tërmeti është ndier në gjithë Athinën.
Autoritetet këshilluan banorët që të shmangin ndërtesat e vjetra dhe të shmangin zonat në rrjetin rrugor që janë të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut.
TRT Balkan / agjencitë