Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria planifikojnë pagesën e përbashkët të taksës rrugore. Kështu u shpreh së fundmi drejtori i Rrugëve të Serbisë, Zoran Drobnjak.
Sipas tij, shërbimet juridike të tre ndërmarrjeve për pagesën e taksave rrugore në Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri punojnë në përgatitjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e pagesës elektronike Open Balkans, ndërsa nënshkrimi pritet të bëhet në fillim të shtatorit.
Zhvillimi i plotë i sistemit të pagesës elektronike në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, sipas Drobnjakut është planifikuar në fund të verës, përkatësisht në fund të shtatorit të këtij viti.
Çka është Open Balkan ETC?
Pagesa elektronike e taksës rrugore në esencë (Open Balkans ETC), është vendosja e një sistemi të vetëm elektronik për pagesë në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri.
“Në periudhën e paraprake kemi kaluar përgjatë karakteristikave teknike të tre sistemeve të pagesës – Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Është vërtetuar se sistemet e përmendura janë në pajtueshmëri me rekomandimet dhe direktivat e Komisionit Evropian i cili merret me pagesën e taksës rrugore në BE”, tha Drobnjak, për Agjencinë e Lajmeve – Tanjug.
Mes tjerash ai theksoi se për momentin prodhuesit e sistemeve për pagesë të taksës rrugore në të tre shtetet – Instituti Mihajlo Pupin në Serbi, Asellsan në Maqedoninë e Veriut, dhe Autostrada në Shqipëri punojnë në përgatitjen e nënshkrimit të Marrëveshjes NDA.
Marrëveshje për bashkëpunim në kuadër të “Ballkanit të Hapur”
Në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” janë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim në mes anëtarëve të kësaj nisme.
Në mbledhjen e fundit për “Ballkanin e Hapur” në Ohër u nënshkruan memorandum për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në sferën e njohjes së diplomave, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore.
Aktualisht në këtë iniciativë marrin pjesë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia. Qëllimi i kësaj nisme sipas anëtarëve të saj është zhvillimi i kapaciteteve të rajonit, si dhe arritja e përfitimeve konkrete për qytetarët dhe afaristët.
Po ashtu qëllimi i “Ballkanit të Hapur” është përforcimi i bashkëpunimit rajonal ekonomik dhe përmirësimi i lëvizjes së lirë dhe mallrave.
28 Qer 2022
“Ballkani i Hapur" synon unifikimin e pagesës së taksës rrugore
Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria punojnë për arritjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e pagesës elektronike
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.