Forcat e Armatosura të Shqipërisë morën pjesë në kampionatin botëror ushtarak të mundjes në Azerbajxhan.
Duke ndarë foto nga ky aktivitet, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se trupat shqiptarë treguan edhe një herë nivelin e lartë të përgatitjes përkrah kolegëve të tyre nga e gjithë bota.
“Nëntoger Oltjan Bardhi, rreshter Klodjan Koçi dhe ushtari II Marjan Kola me në krye trajnerin major Zylfi Shehu përfaqësuan denjësisht Forcat tona të Armatosura dhe ngjyrat kuqezi në kampionatin botëror ushtarak të mundjes në Azerbajxhan”, u shpreh Peleshi.
Në manifestimin sportiv ushtarak botëror që mbahet tradicionalisht çdo vit marrin pjesë përfaqësues të shteteve nga të gjitha kontinentet.
TRT Balkan / agjencitë