Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po zhvillon vizitë zyrtare në Azerbajxhan.
Begaj pati një takim me homologun e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Begaj u shpreh se të dyja vendet po çojnë përpara bashkëpunimin politik si dhe po forcojnë bashkëpunimin ekonomik në fusha kyç me interes të përbashkët.
Gjithashtu, Begaj nënvizoi se energjia dhe turizmi janë në krye të agjendës.
“Takim produktiv me mikun tim të dashur, Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev sot. Ne po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë politik dhe po forcojmë bashkëpunimin ekonomik në fusha kyç me interes të përbashkët. Energjia dhe turizmi janë në krye të agjendës sonë”, u shpreh Begaj në një postim në platformën X.
TRT Balkan / agjencitë