Presidentit i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Donald Trumpin për marrjen zyrtarisht të detyrës si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Begaj shkruan se ShBA-ja mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.
"Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me ShBA-në dhe mbetet e përkushtuar për ta forcuar më tej partneritetin tonë", ka shkruar Begaj.
Presidenti i ri i ShBA-së, Trump, mori sot zyrtarisht detyrën duke u betuar në një ceremoni të mbajtur në Kongresin Amerikan.
TRT Balkan / agjencitë