Bislimi: Kryetarët e komunave detyrat i kryejnë nga ndërtesat komunale.     /Foto: Besnik Bislimi/Facebook

Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njëjtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre, shkruan në Facebook, zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi

“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por, kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs”, shkruan Bislimi.

Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё...

Posted by Besnik Bislimi on Friday, May 26, 2023

Mes të tjerash, ka bërë thirrje që mekanizmat e sigurisё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё. Ndryshe, gjatë intervenimit të sotëm të Policisë së Kosovës në Zveçan janë lënduar pesë pjesëtarë të saj dhe janë dëmtuar katër vetura policore.


TRT Balkan