Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq nesër në Paris.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano përmes një postimi në Twitter.
Stano ka thënë se BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi i fundit i kryeministrit Kurti dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell u realizua më 3 nëntor para fillimit të mbledhjes së Procesi të Berlinit. Ndryshe, për sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka parlajmëruar një takim të mundshëm trepalësh mes tij, presindetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti të Francës, Emannuel Macron në Paris, ku po mbahet Forumi i Paqës.