Bosnjë e Hercegovina shënon 31-vjetorin e formimit të Ushtrisë. / Photo: AA

Bosnja e Hercegovina shënon 31-vjetorin e formimit të Ushtrisë Anëtari i presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, me rastin e kësaj dite para mediave deklaroi se Ushtria e Republikës së Bosnjës e Hercegovinës është fakti historik më i rëndësishëm në historinë e tyre shekullore.

Me vendosjen e kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve në Kovaça, në Bosnjë e Hercegovinë sot është shënuar 31-vjetori i formimit të Ushtrisë së Republikës së Bosnjës e Hercegovinës. Po ashtu, me këtë datë 18 vjet më parë është themeluar i Regjimentit i 2-të i Këmbësorisë të Forcave të Armatosura të BeH-së.

Anëtari i presidentëcës së BeH-së, Denis Beqiroviq, iu drejtua gazetarëve dhe dërgoi urimet më të sinqerta me rastin e 31-vjetorit të formimit të Ushtrisë së Republikës së BeH-së dhe 18-vjetorit të Regjimentit të 2-të të Këmbësorisë të Forcave të Armatosura të BeH-së.

“Ushtria e Republikës së Bosnjë e Hercegovinës ishte forca e armatosur legale e shtetit ligjor dhe të njohur ndërkombëtarisht të Republikës së Bosnjës e Hercegovinës. Ushtria e RBeH-së është fakti historik më i rëndësishëm në historinë tonë shekullore. Po të mos ishte Ushtria e RBeH-së, referendumi i qytetarëve të BeH më 1 mars 1992 do të kishte dështuar dhe pranimi i BeH-së në Kombet e Bashkuara më 22 maj 1992 do të kishte mbetur një letër e vdekur“, tha Beqiroviq.

Obilježavanje 18. godišnjice 2. pješadijskog (rendžerskog) puka Oružanih snaga BiH i 31. godišnjice formiranja Armije...

Posted by Dr. Denis Bećirović on Friday, April 14, 2023

Ai theksoi se të gjithë qytetarët që e duan Bosnjën e Hercegovinën mund të krenohen me Ushtrinë liridashëse dhe heroike të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës.

“Ajo mbronte xhamitë, kishat, sinagogat, kopshtet, shkollat. Ajo mbrojti Bosnjë e Hercegovinën e pandashme, sovrane, të pavarur dhe multietnike në bazë të Kushtetutës së vendit dhe në bazë të platformave të Presidencës së Republikës së Bosnjë e Hercegovinës”, përfundoi Beqiroviq. Pjesë e delegacionit që vendosi lule te varrezat e dëshmorëve dhe te varri i presidentit të parë të BeH-sl, Alija Izetbegoviq, ishte edhe anëtari i presidencës Zheljko Komshiq, shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të BeH gjeneral-lejtnant Senad Mashoviq.

TRT Balkan / agjencitë