Çfarë e lidh Prizrenin me Gazën?    /Foto: TRT BALKAN

Në zemër të Prizrenit, Kosovë, ndodhet një lokal unik i quajtur Gazza. I themeluar një dekadë më parë, ky lokal nuk është thjesht një vend për të shuar etjen, por është një hapësirë e përkushtuar për të ngritur ndërgjegjësimin rreth okupimit të Palestinës dhe vuajtjeve të njerëzve në Gaza.

Me të hyrit brenda, ju mund të shihni flamuj të vegjël të Palestinës, simbolika si shalqiri, ngjyrat jeshile të kuqe të bardha dhe të zeza, si dhe fjalëkalimin e Wifi-së i shënuar në disa vende, i cili është FreeGaza.

I frymëzuar nga vizioni i babait të tij, Halid Jonuzi, themeluesi i kafeterisë Gazza shpjegon rreth historisë së hapjes së lokalit, si dhe se si lufta aktuale në Gaza është bërë shkak që edhe shqiptarët të kuptojnë më shumë rreth kësaj historie që zgjat me dekada me radhë.

“Shumica, kush nuk na njeh, mendojnë se e kemi hap tash me këtë emër. Këtu janë 10 vjet, 10 vjet punë, djersë, por tash u bë shkak edhe lufta që të bëhet ‘më e madhe’ edhe shqiptarët me e kuptu se turistat e kanë ditur gjithmonë (për çfarë qëndron Gazza)”, shprehet Halidi për TRT Balkan.

“Është ideja e babait (për emrin), unë pa asnjë dyshim menjëherë i kam thënë po”, njoftoi ai.

Kauza rritet

Për Halidin, rëndësia e kauzës rritet me çdo vit që kalon. Posaçërisht edhe me luftën aktuale që po ndodh në Gaza. Por, gjithçka filloi, pas hapjes së lokalit. Por, gjithçka filloi, pas hapjes së lokalit

“Pastaj ka filluar kauza ime, (pas hapjes së lokalit). Padrejtësitë e 70-80 viteve, si të jem zëri i këtyre njerëzve të shkelur para syve të botës, sidomos me luftën e fundit. Duke kaluar vitet, duke u rritur kauza, pasi nuk mund të bëj diçka, të paktën le t’i dëgjohet zëri në njëfarë mënyre”, shprehet Halidi.

"Dikush thotë që vetëm për shkak të këtij emri (Gazza) nuk vij. Fundi i fundit, mos më hajde hiç nëse ti e mbështet një shtet që 100 mijë fëmijë i ka vrarë para syve të botës bashkë me gratë, brenda një kohe të shkurtër, “s'je tu mu dasht hiç”, thekson ai.

Rritja e fundit e vizitorëve në lokal është diçka që nuk ka qenë e zakonshme në kafeterinë Gazza. Pronari i saj thotë se disa herë ndër vite, nuk ka pasur aspak fitime nga lokali, por kjo kthesë ka ndodhur veçanërisht pas përshkallëzimit të konfliktit në Gaza

Edhe pse ai pranon që rritja personale dhe financiare e lokalit të tij ndodhi nga lufta në Gaza dhe të gjithë suportuesit e saj vijnë në lokal së fundmi, ai mbetet i përqendruar në qëllimin e tij më të gjerë: për të shpërndarë në formën e vet përkrahjen ndaj Gazës dhe popullit palestinez.

“Pas çdo sherri është një hajër, Zoti i ndihmoftë popullit të Gazës, se ne këtu edhe ekonomikisht edhe financiarisht jemi forcuar, dhe kjo është personale por, për momentin lufta, u bë shkak që të rritet popullariteti i Gazzës (kafeterisë)”, thotë ai. Nga Prizreni në Palestinë, Gazza qëndron si një simbol shprese me nga një gotë smoothie kohë pas kohe.

Nga Prizreni në Palestinë, Gazza qëndron si një simbol shprese me nga një gotë smoothie kohë pas kohe.

TRT Balkan