Enti Rregullator i Energjisë ka marrë vendimin për vendosjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët familjarë që harxhojnë më shumë se 800 kilovat në muaj. Sipas vendimit duke filluar nga data 1 nëntor çdo familje e cila konsumon më shumë se 800 kWH energji elektrike në muaj do ta paguajë pjesën e harxhuar mbi këtë fashë me çmimin e ri, 44 lekë (40 cent) për kilovat/orë. Vendimi përfshin muajt nëntor-dhjetor, pas kësaj periudhë do të rishikohet përsëri ky çmim.
ERE njofton se çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KW, do të mbetet objekt rishikimi periodik.
“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë”, thonë nga ERE-ja
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku duke folur rreth kësaj çështjej në Bulqizë, tha se ky nëntor është muaji i 14-të që Qeveria e Shqipërisë kompenson çdo abonent familjar për sa i përket çmimit të rritur të energjisë elektrike.
“ERE miraton çmimet, aplikimi se do të rritet apo jo i përket qeverisë. Siç ndodhi në muajin shtator por edhe në tetor, ne jemi duke pritur të gjitha të dhënat për sa i përket konsumit i cili është ulur. Shqiptarët kanë konsumuar 5% më pak se tetori i vitit 2021. Nga ana tjetër në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit, çka do të sillte që qeveria të mos e aplikojë fashën 800 kË”, deklaroi Balluku.
Ndryshe, ministrja shpjegoi se fasha 800 KË nuk është rritje e çmimit, është përfundimi i mburojës për të gjithë shqiptarët. Me këtë vendim siç tha ajo mbulojnë 1 milion e 90 mijë familje nga rritja e çmimit.
28 Tet 2022
Çmimi i energjisë në Shqipëri: Kush harxhon mbi 800 kWH, paguan më shumë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku duke folur rreth kësaj çështjej në Bulqizë, tha se ky nëntor është muaji i 14-të që Qeveria e Shqipërisë kompenson çdo abonent familjar për sa i përket çmimit të rritur të energjisë elektrike.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, diskutohet ruajtja e trashigimisë kulturore
Në takimin e ministres së Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti dhe homologes së saj nga Maqedonia e Veriut, Bisera Kostadinovska Stojçevska në Tiranë u diskutua mbi luftën e pa kompromis kundër trafikut të paligjshëm të pasurisë kulturore materiale.
Opozita përmbys sërish karriget në Kuvendin e Shqipërisë
“Deputetët prej një muaji nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse po mbrojnë Kushtetutën”, u shpreh kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha lidhur me aksionin e tyre opozitar të cilët prej disa javësh kanë bllokuar punimet e Kuvendit.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.