Daçiq në Zagreb: Nuk mendojmë njësoj, por duhet të arrijmë marrëveshje.     Foto: HINA

Marrëdhëniet më të mira ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë janë me interes parësor për të dyja kombet, tha të premten ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq në Zagreb, ku mbërriti në pritjen tradicionale të Krishtlindjeve të Këshillit Kombëtar Serb me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

“Prania ime këtu përfaqëson një mesazh të fortë për nevojën për të biseduar dhe për të ripërcaktuar marrëdhëniet aktuale midis Zagrebit dhe Beogradit”, tha Daçiq në fjalimin e tij në pritjen tradicionale të Krishtlindjeve.

Mes të tjerash, ai theksoi se (Serbia dhe Kroacia), nuk mendojnë njësoj për shumë çështje, por duhet të flasin dhe të arrijnë marrëveshje.

Prezenca e tij në Zagreb, siç tha kryediplomati serb, ishte me iniciativë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Daçiq shoqërohej nga ministrja për Integrime Evropiane Tanja Miščević, Ministri për Minoritetet dhe të Drejtat e Njeriut Tomislav Žigmanov, ministri i parë serb nga radhët e kroatëve dhe Porfirija, kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

Në këtë event ishte pjesëmarrës edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës, Gordan Gërliq.

TRT Balkan / agjencitë