Deputetët e Kosovës dhe të Shqipërisë më 20 dhjetor mblidhen në Prishtinë.        Foto: AA

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, deklaroi se mbledhja e dy kuvendeve - Kosovës dhe Shqipërisë - do të mbahet të më 20 dhjetor.

"U njoftuam për takimin e përbashkët, u mor edhe vendimi për agjendën. Takimi i fundit për këtë legjislaturë do të mbahet të premten nga ora 11:00. Synimi i përbashkët është agjenda e përbashkët evropiane", tha Kusari-Lila.

Nga Kuvendi i Shqipërisë do të jenë të pranishëm 70 deputetë.

Pas mbledhjes së kryesisë, ajo theksoi se ka qenë e nevojshme mbajtja e seancave për marrëveshjet ndërkombëtare.

TRT Balkan / agjencitë