Partia Socialiste Bullgare (BSP) dështoi në formimin e qeverisë së re, dhe si
pasojë sipas të gjitha gjasave në muajin tetor do të shkohet drejt zgjedhjeve të
parakohshme parlamentare.
Mandatin të cilin e mori më 18 korrik, BSP sot ia ktheu presidentit të vendit
Rumen Radev.
Presidenti Rumen Radev, në deklaratën e tij në presidencë, tha se vendi po
shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme duke shtuar se trashëgimia më e keqe e
qeverisë së koalicionit katërpalësh të kryeministrit në dorëheqje Kirill Petkov
është kaosi i krijuar në sektorin e energjisë.
Ai tha se para shpërbërjes së parlamentit do të lejojë edhe një javë kohë që të
mund të vazhdojnë punimet ndërsa theksoi se gjatë kësaj kohe ai dëshiron të
zgjidhet kryetar i Komisionit Shtetëror Rregullator të Energjisë dhe Ujit (KEVR), i
cili monitoron çmimet e gazit natyror dhe karburanteve të tjera në vend.
Liderja e BSP-së Ninova, nga ana e saj, potencoi se kanë treguar përpjekje që
vendi mos të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme në një situatë krize, por
se në 10 ditët e fundit nuk kanë gjetur mbështetje në parlament.
Ajo tërhoqi vëmendjen se presidenti Radev ishte politikani që më së shumti
kritikonte qeverinë në dorëheqje.
"Nuk mund ta pranoj absolutisht akuzën për krijimin e kaosit në sektorin e energjisë", u shpreh ajo.
Drejt zgjedhjeve të parakohshme
Në këtë situatë, Radev duhet të shpërbëjë parlamentin, të caktojë datën e
zgjedhjeve të parakohshme si dhe të formojë një qeveri të përkohshme që do të
drejtojë vendin deri në qeverinë e ardhshme.
Qeveria e koalicionit katërpalësh të bashkëkryetarit të partisë më të madhe në
parlament, Vazhdojmë me Ndryshimin (PP), Kirill Petkov, arriti të qëndrojë vetëm
6 muaj në qeveri.
Pasi partia "Ka Një Popull të Tillë" (ITN) e kryesuar nga shoumeni Slavi Trifonov,
u largua nga koalicioni katërpalësh i kabinetit të Petkov, qeveria e këtij të fundit
nuk arriti të marrë votëbesim në parlament dhe kishte dhënë dorëheqje.
Sipas kushtetutës presidenti duhet t'i dorëzojë mandatin dy partive më të mëdha
në parlament para se të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe pastaj një partie
tjetër.
Në këtë periudhë, PP dhe më pas partia e ish-kryeministrit Bojko Borisov
"Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë" (GERB), nuk arritën të formojnë
qeveri.
Vitin e kaluar Bullgaria mbajti 3 palë zgjedhje të përgjithshme.
28 Kor 2022
Dështoi formimi qeverisë së re në Bullgari, shkohet në zgjedhje
Qeveria e koalicionit katërpalësh të bashkëkryetarit të partisë më të madhe në parlament, Vazhdojmë me Ndryshimin (PP), Kirill Petkov, arriti të qëndrojë vetëm 6 muaj në qeveri
AA
Lajme të ngjashme
Llavrovi në Shkup, Bullgaria jep dritë jeshile për hapësirën ajrore
Vendimi i palës bullgare që fluturimi i kryediplomatit rus Sergej Llavrov të realizohet përmes hapësirës ajrore bullgare erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së MPJ-së së Maqedonisë së Veriut, mikpritëse e këshillit të 30-të ministror të OSBE-së.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.