Llavrovi në Shkup, Bullgaria jep dritë jeshile për hapësirën ajrore. / Photo: AP

Sofja zyrtare ka dhënë dritë jeshilie që fluturimi i ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergej Llavrov të realizohet mbi hapësirën ajrore bullgare për të marrë pjesën në këshillin ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që do të mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

Bazuar në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Bullgarisë autorizimi diplomatik për fluturimin është i përkohshëm dhe do të jetë i vlefshëm tri orë përpara dhe 72 orë nga data e planifikuar dhe koha e fluturimit. “Ky autorizim do t'i mundësonte ministrit të Jashtëm rus Sergej Llavrov të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup dhe kjo do të pezullonte sanksionet nga BE-ja”, thotë MPJ-ja e Bullgarisë. Megjithatë, ata anëtarë të delegacionit të Llavrovit që janë sanksionuar nga BE-ja nuk do të mbulohen, paralajmëroi ministria.

Vendimi i palës bullgare erdhi si përgjigje ndaj një kërkese përkatëse nga ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, kryesuese e OSBE-së për vitin 2023 dhe mikpritëse e këshillit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup.

Duke folur në forumin Primakov Readings të hënën, Llavrovi tha se delegacioni rus do të merrte pjesë në veprimtarinë e OSBE-së në Shkup nëse Bullgaria përmbush premtimin e saj për të hapur hapësirën e saj ajrore për avionët rusë.

Takimi ministror i OSBE-së do të mbahet në Shkup nga 30 nëntori deri më 1 dhjetor. Ministrat e jashtëm të OSBE-së pritet të vendosin për kandidatët për kryesimin e ardhshëm të organizatës.

TRT Balkan / agjencitë