Ndihmës drejtoresha e Entit të Statistikave të Republikës së Serbisë, Snezhana Lakçeviq, tha sot se në Serbi deri më 30 tetor janë regjistruar rreth 6.300.000 qytetarë, rreth 3.450.000 banesa dhe rreth 2.400.000 familjet.
“Në Institutin e Statistikave Republikane po monitorojmë në vazhdimësi situatën në terren, gjegjësisht si po zhvillohen aktivitetet e regjistrimit. Mund të them se në shumicën e njësive të vetëqeverisjes lokale regjistrimi ka përfunduar ose do të përfundojë sot, pra brenda periudhës së planifikuar. Një analizë gjithëpërfshirëse është duke u zhvilluar dhe ne do ta informojmë publikun për rezultatet e asaj analize gjatë ditës”, tha Lakçeviq për Tanjug.
Ndryshe, shqiptarët në Serbi pas 20 viteve janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullatës. Në vitin 2011 pjesa dërrmuese e shqiptarëve në Serbi e bojkotuan këtë proces për shumë arsye, përfshirë edhe pse formularët ishin vetëm në gjuhën serbe në alfabetin qirilik.
31 Tet 2022
Dita e fundit e regjistrimit në Serbi: 6.3 milionë qytetarë deri më sot
Ata të cilët kanë mbetur të paregjistruar duhet të paraqiten në linjën telefonike të qendrës informative të Institutit Republikan të Statistikave -së.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.