Dokumentari i TRT Balkan, "Jeta mes pikave të kontrollit", shfaqet AJB DOC       / Foto: AA

Në edicionin e 7-të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar Al Jazeera Balkans (AJB DOC), i organizuar nga Al Jazeera Balkans në Sarajevë, u shfaq dokumentari i titulluar “Jeta mes pikave të kontrollit”, xhiruar nga ekipi i TRT Balkan.

Në kuadër të festivalit, ku Agjencia Anadolu (AA) është Partner Global i Komunikimit, drejtori i TRT Ballkan, Emre Baştuğ, dhe producentja e kanaleve digjitale të TRT Balkan, Melida Mustafiq, i shpjeguan publikut procesin e prodhimit të dokumentarit të shkurtër të quajtur “Jeta mes pikave të kontrollit”, që tregon jetën e grave të huaja të martuara me palestinezë në Bregun Perëndimor.

Në deklaratën e tij për korrespondentin e AA-së, Baştuğ tha se ishte në Palestinë pak kohë pasi Izraeli filloi sulmet e tij në Gaza dhe se shkuan në rajon për të dëgjuar historitë e njerëzve atje.

Duke theksuar se dokumentari shpjegon se Izraeli sulmon të gjithë në Palestinë, pa dallim feje, Baştuğ tha: “Mediat rajonale dhe botërore pothuajse nuk e përmendin këtë çështje. Ne takuam katër gra të martuara me palestinezë në Betlehem. Pasi vendosëm besim të ndërsjellë, ato na treguan për problemet që kanë përjetuar”.

Baştuğ vuri në dukje se gratë, nga Gjermania, Austria, Kroacia dhe Serbia, treguan historitë e tyre në dokumentar.

“Ne u përpoqëm të mos tërhiqnim vëmendjen dhe të dilnim në një mjedis ku sulmet izraelite vazhdojnë. Prandaj, kamera jonë ishte telefoni. Ishte një metodë më e sigurt sepse Izraeli ndjek çdo hap të gazetarëve”, tha ai.

Ndërkaq, Mustafiq tha: “Përmes dokumentarit, ne donim të tregonim se nuk janë vetëm myslimanët që vuajnë në Palestinë. Është shumë e vështirë të jesh gazetar në Palestinë, dhe të jesh gazetar i huaj është e frikshme, por falë dokumentarit tonë, ne sollëm një perspektivë të re për situatën atje”.

Bastuğ dhe Mustafiq shpjeguan rëndësinë e përgatitjes për xhirimin në kushte të pasigurta për audiencën që erdhi për t’i dëgjuar.

Palesitna në fokus të festivalit

Në AJB DOC këtë vit, i cili u hap dje dhe do të vazhdojë deri më 17 shtator, diskutohet për vuajtjet e popullit palestinez nga sulmet izraelite.

Festivali përfshin 24 dokumentarë, si për dhunën e Izraelit kundër palestinezëve, si dhe për ekonominë botërore dhe trazirat politike.

Anëtarë të jurisë së festivalit janë caktuar Deborah London-Harrington, Namik Kabil, Milla Turajlic, Francesco Montagner dhe Myriam Francois.

Në pjesën konkuruese të AJB DOC do të jepen tri çmime: “Çmimi kryesor AJB”, “Çmimi i Programit AJB” dhe “Çmimi i Audiencës”.

Në festival do të mbahen panele dhe program i Ditëve të Industrisë.

TRT Balkan / agjencitë