Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Kurti dhe Vuçiq i kanë përcjellë urimet e tyre presidentit Erdoğan për rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Türkiye më 28 maj. Gjatë telefonatave, në të cilat janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Erdoğan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut. Presidenti Erdoğan ka deklaruar se si Türkiye janë të gatshëm të kontribuojnë me pjesën e tyre që u takon në procesin e dialogut.
31 Maj 2023
Erdoğan bisedoi me Kurtin dhe Vuçiqin: Dialogu, rruga e vetme për paqe
Krerët e Kosovës dhe të Serbisë e kanë uruar presidentin Erdoğan për rizgjedhjen në balotazhin presidencial të 28 majit në Türkiye.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.