Duke iu dorëzuar dëshirave të Komunitetit Demokratik Kroat në Bosnjë e Hercegovinë (HDZ BiH), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) po plotëson kërkesat e kësaj partie, tha përfaqësuesja e Parlamentit Evropian Tineke Strik në një intervistë për Anadolu Agency (AA), duke folur për ndryshimet në Kodit Zgjedhor të BeH dhe Kushtetutën e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës.
Më 14 tetor, Strik reagoi në rrjetet sociale lidhur me vendimin për ndryshimet Kodit Zgjedhor të BeH dhe Kushtetutën e Federatës së BeH, dhe më pas njoftoi se me një koalicion të gjerë prej mbi 25 përfaqësuesish nga BE-ja, Parlamentet gjermane, holandeze dhe franceze, ata po i bënin thirrje Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR), përkatësisht Përfaqësuesit të Lartë në BeH, Christian Schmidt, të revokonte amendamentet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Lëvizje katastrofale nga Schmidt
Eurodeputetja nga radhët e të gjelbërve/EFA Tineke Strik, foli detalisht për AA se pse lëvizja e Përfaqësuesit të Lartë në BeH, Christian Schmidt është e gabuar.
“Para se të shihet përmbajtësisht propozimi i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, nuk mund dikush thjesht të ndryshojë rregullat zgjedhore pasi që zgjedhësit të kenë shfrytëzuar të drejtën e votës. Për të pasur zgjedhje të lira dhe korrekte, votuesit duhet ta dinë kornizën para kohe. Kjo thuhet në standardet e OSBE-së, por nuk ka nevojë të jeni ekspert për zgjedhje për ta kuptuar se është e padrejtë nëse rregullat ndryshojnë në mënyrë retroaktive”, tha Strik.
Propozimet e Schmidt e betonojnë ndarjen etnike
Strik beson se duke lëshuar pe ndaj komunitetit kroat në BeH, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë u del krah atyre.
“Kur bëhet fjalë për përmbajtjen e ndryshimeve, Schmidt ndryshon Ligjin zgjedhor në favor të komunitetit kroat. Propozimet e tij e betonojnë ndarjen etnike në ligjin zgjedhor, ndërsa në fakt duhet të fokusohemi në Bosnjë, ku ndarjet etnike janë tejkaluar dhe ku të gjithë janë të barabartë”, theksoi Strik.
Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, më 2 tetor imponoi ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kushtetutën e këtij vendi, vetëm një orë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme.
26 Tet 2022
Eurodeputetët: Përfaqësuesi i lartë në BeH po mban anën e kroatëve
Eurodeputetja Tineke Strik tha për Anadolu Agency se Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë ka bërë lëvizje katastrofale duke ndryshuar rregullat zgjedhore në mënyrë retroaktive, duke thelluar ndarjen etnike në vend.
AA
Lajme të ngjashme
Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet në Serbi
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti i falënderoi pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri dhe Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.