Festivali i Çajit: Në Shkup bëhet prezantimi i çajit turk         / Foto: AA

Në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u bë prezantimi i çajit turk.

Ngjarja promovuese u organizua në një qendër tregtare në Shkup nga Instituti Yunus Emre (YEE) Shkup me rastin e Festivalit të Çajit, që mbahet tradicionalisht.

Në ngjarje, e cila u mbajt nën kujdesin e drejtorit të Institutit Yunus Emre Shkup, Arif Konak, morën pjesë ambasadori i Türkiyes në vend Fatih Ulusoy dhe bashkëshortja e tij Şeyma Nur Ulusoy, përfaqësues të institucioneve turke dhe qytetarë të shumtë.

Me rastin e festivalit u bë prezantimi i përgatitjes së çajit në kultura të ndryshme, ndërsa të pranishëm ishin delegacione nga shumë vende.

Së bashku me çajin turk, përgjegjësit e YEE-së në Shkup gjithashtu ofruan simite për vizitorët.

TRT Balkan / agjencitë