Maqedonia e Veriut themelon Shtëpi Përkujtimore të Mustafa Kemal Ataturkut / Foto: AA

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për themelimin e Institucionit Kombëtar “Shtëpia Përkujtimore e Mustafa Kemal Ataturkut” në Koxhaxhik, Qendër Zhupë.

Qeveria mbajti dje seancën e 199-të, gjatë së cilës u miratuan disa propozime.

Me propozim të Ministrisë së Kulturës së vendit, Qeveria në këtë seancë ka miratuar Vendim për themelimin e Institucionit Nacional “Shtëpia Përkujtimore e Mustafa Kemal Ataturkut” në Koxhaxhik, Qendër Zhupë.

“Qëllimi i vendimit është hulumtimi, grumbullimi, rregullimi, përpunimi profesional dhe shkencor, studimi, mbrojtja, ruajtja, publikimi dhe prezantimi i objekteve historiko-etnologjike që lidhen me jetën dhe veprën e Mustafa Kemal Ataturkut, si dhe të tjera objekte etnologjike dhe historike me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

AA