Edicioni i 14-të i festivalit të filmit dokumentar kreativ "MakeDox" do të mbahet nga data 17 deri më 24 gusht në Shkup.
Këtë vit do të prezantohen rreth 75 dokumentarë, siç njoftuan organizatorët gjatë prezantimit të programit të plotë të festivalit në një konferencë për media.
Edicioni i 14-të i "MakeDox" mbështetet nga Agjencia e Filmit, Instituti "Yunus Emre" - Shkup si dhe nga sponsorë të tjerë.
Drejtori ekzekutiv i festivalit Darko Nabakov tha se ky edicion i festivalit do të fokusohet në montazhin e filmit dokumentar.
"Festivali i filmit dokumentar kreativ 'MakeDox' këtë vit fokusohet në montazhin e filmit dokumentar. Në 8 ditë festivali, në 4 lokacione do të projektohen në Kurshumli An, përballë pllajës së Muzeut të Maqedonisë, në Qendrën Kulturore Rinore dhe lokacionin tonë të ri, pra në kinemanë tonë të re verore Suli An. Mund të paralajmërojmë një program të pasur me mbi 100 të ftuar të huaj të pranishëm në festival", tha Nabakov.
Në këtë konferencë për media folën edhe Petrulla Veljanovska, pjesë e ekipit programor "MakeDox" dhe Sara Ferro, koordinatore e forumit MakeCoProDox, e cila dha detaje për programin e festivalit.