Në oborrin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, mëngjesin e sotëm u zhvillua ceremonia e ngritjes simbolike të flamurit të Evropës pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin para të pranishmëve theksoi se sot është një ditë e re për Shqipërinë, dhe se ngritja e flamurit të BE-së sot në selinë e Kryeministrisë, shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel, jo vetëm në marrëdhnëiet me BE, po edhe në të ardhmen e saj, me institucionet, me liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtim.
"Ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe të qytetarit shqiptar me vlerat, parimet, standardet, rregullat dhe frymën e bashkëjetesës demokratike evropiane. Do të kisha dashur shumë që sot të mund ishte këtu edhe opozita. Jo thjeshtë, sepse jo gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mbanë vulën e palës sonë, por sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me BE-në, natyrshëm kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes Qeverisë dhe opozitës”, tha Rama.
Ndryshe, dje në Bruksel, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e zhvilluan konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, dhe kështu zyrtarisht i filluan negociatat për aderim në BE.
20 Kor 2022
Flamuri i BE-së ngritet para Qeverisë së Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, theksoi se sot është një ditë e re për Shqipërinë, dhe se ngritja e flamurit të BE-së sot në selinë e Kryeministrisë, shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel, jo vetëm në marrëdhnëiet me BE, po edhe në të ardhmen e saj
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Një e treta e firmave sipërmarrëse në Serbi, në pronësi të grave
Për të gjetur sa më shumë gra sipërmarrëse, Oda e Afarizmit ka formuar para katër vitesh Seksionin për Gratë Sipërmarrëse, i cili mbledh një numër të madh grash dhe organizon aktivitete të ndryshme falas për të mbështetur bizneset e tyre.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore