Forumi Ekonomik Botëror bën bashkë Kurtin dhe Vuçiqin.    /Foto: AA

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) 2024 që do të zhvillohet në datat 15-19 janar do të mbledhë liderët të vendeve të ndryshme, përfaqësues biznesi dhe të shoqërisë civile në Davos të Zvicrës ku pritet të diskutohen zhvillimet në botë dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

E në mesin e shumë përfaqësuesve në këtë forum pjesmarrjen e kanë konfirmuar edhe kryeministrit i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pjesmarrjes së këtyre dy krerëve të lartë të dyja shteteve i është gëzuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer’ rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin, të jenë të pranishëm”, ka shkruar Rohde në X.

Akoma nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim bilateral të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Kujtojmë që në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi për noramlizim të marrëdhënieve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe president serb Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një serë takimesh gjatë vitit që lamë pas, takime që kanë prodhuar marrëveshje, por në disa raste kanë acaruar krerët e dy vendeve.

Ngjarja Forumi Ekonomik Botëror po zhvillohet në një moment delikat me shumë ngjarje dhe zhvillime në glob.

TRT Balkan / agjencitë