Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.
Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se me Shqipërinë do të nënshkruhen disa marrëveshje në fusha të ndryshme, derisa tha se shumë marrëveshje paraprake me Shqipërinë kanë gjetur zbatim tashmë.
Mbledhja e fundit mes dy qeverive në fjalë është realizuar në qershor të vitit të kaluar në Prishtinë.
TRT Balkan / agjencitë