Viktima më e re e gjenocidit të Srebrenicës, që sivjet do të varroset në Qendrën Memoriale në Potoçari, është Elivir Salçinoviq, i cili në kohën e ekzekutimit nga forcat serbe kishte qenë vetëm 15 vjeç. Zëdhënësja e Institutit për Personat e Zhdukur në Bosnjë e Hercegovinë, Emza Fazliq, duke folur për Anadolu, tha se këtë vit do të bëhet varrimi i gjithsej 30 kufomave, viktima të gjenocidit të kryer në Srebrenicë në verën e vitit 1995.
Mes viktimave që do të varrosen këtë vit do të jenë edhe katër të mitur.
“Viktima më e re që do të varroset këtë vit është djali Elvir Salçinoviq, i cili ishte 15 vjeç kur u vra. Ai u vra në zonën e Baljkovicës, ndërsa eshtrat e tij u zhvarrosën nga varreza masive e Lipjes pranë Zvornikut në vitin 2001. Edhe pse u identifikua në vitin 2011, familja e tij nuk gjeti forcën për ta varrosur Elvirin deri në këtë vit. Ai do ta gjejë prehjen e fundit pranë babait të tij Turabija dhe vëllait Almirit, të cilët ishin varrosur në Potoçari në vitin 2003 dhe 2011”, tha Fazliq.
Do të varrosen edhe dy 16-vjeçarët, Mustafa Mekaniq dhe Esed Klempiq.
"Eshtrat e tyre janë zhvarrosur në vitin 2001 në lokacione të ndryshme, në zonën e Gllogovës dhe Kamenicës. Ata janë identifikuar gjatë viteve 2008 dhe 2013, por vetëm tani kemi marrë pëlqimin për varrimin e tyre. Një tjetër i mitur do ta gjejë përfundimtimisht paqen, dhe bëhet fjalë për Semir Gjoziqin, kur u vra ishte 17 vjeç dhe eshtrat e tij u zhvarrosën në vitin 2002”, tha Fazliq.
Kufomat e paplota
Pothuajse të gjitha viktimat që do të varrosen këtë vit sipas Fazliqit janë të afërm të më shumë se gjashtë mijë viktimave të gjenocidit që tashmë janë varrosur në "luginën e pamjeve të bardha" në Potoçari.
“Kur bëhet fjalë për viktimën më të vogël, Elvirin, ai do të varroset pranë vëllait dhe babait, të cilët janë varrosur në vitin 2003 dhe 2011. Çdo vit në Potaçari prehjen gjejnë babë e bir, vëllezër...”, ka shpjeguar Fazliq.
Të gjitha viktimat që do të varrosen në varrezat e Potoçarit afër Srebrenicës këtë vit janë zhvarrosur dhe identifikuar në vitet e mëparshme.
"Disa nga viktimat u zhvarrosën në vitin 1998 dhe vetëm tani do të gjejnë paqen përfundimtare. Vetëm dy viktima u zhvarrosën vitin e kaluar", njoftoi Fazliq.
Nezir Muminoviq është viktima më e vjetër e gjenocidit në Srebrenicë që do të varroset këtë vit. Ai ishte 65 vjeç kur u vra dhe eshtrat e tij u zhvarrosën në zonën e Kamenicës në vitin 2007.
Në një intervistë për Anadolu, Fazliq tha se këto janë kryesisht trupa jo të plota dhe mbetjet janë zhvarrosur në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme.
“Ekziston mundësia që, pavarësisht se do të varrosen këtë vit, edhe më pas të bëhet rivarrimi I tyre”, tha Fazliq.
Rihapja e varreve
Çdo vit, pas funeralit kolektiv të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë në 1995, në Potoçari bëhet rizhvarrosja e viktimave të varrosura më herët me qëllim të shtimit të eshtrave të gjetura më vonë.
“Këtë vit do të hapen 71 varre. Në ambientet e projektit të identifikimit të Podrinjës janë rreth 400 eshtra që po presin edhe procesin e rizhvarrimit dhe rishoqërimit. Por, në këtë proces po përballemi me probleme sepse familjarët e viktimat që tashmë i kanë varrosur në numër të madh të dashurit e tyre, janë larguar, kanë ndërruar adresat, numrat e telefonit dhe thjesht nuk është e mundur të kontaktohen për të identifikuar këto mbetje dhe për të dhënë pëlqimin për rishoqërim”, shpjegoi Fazliq.
Thirrje familjeve të viktimave
Ata u bëjnë thirrje të gjithë atyre familjarëve të viktimave të gjenocidit që kanë varrosur të dashurit e tyre në vitet e mëparshme dhe që e dinë se trupat e tyre janë varrosur jo të plotë, të kontaktojnë me ta, të kontaktojnë Institutin për Persona të Zhdukur të Bosnjës e Hercegovinës dhe t'u lënë atyre kontaktet dhe informacionet e tyre në mënyrë që në këtë formë ata të përfundojnë këtë proces dhe më pas t’i shtojnë mbetjet e gjetura të viktimave.