Gjithandej BeH-së, Kroacisë dhe Malit të zi, s’ka energji elektrike

Gjithandej BeH-së, Kroacisë dhe Malit të zi, s’ka energji elektrike

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar se pse ka ndodhur kjo.
Gjithandej BeH-së, Kroacisë dhe Malit të zi, s’ka energji elektrike / Photo: ATA

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka ndodhur sot në orën 12:30 duke lënë shumë qytete në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroacinë jugore, pa energji elektrike.

Kompania kroate e energjisë elektrike, HEP, deri më tani nuk ka komentuar për situatën dhe uebfaqja e tyre nuk funksionon.

Disa pjesë të Malit të Zi janë gjithashtu pa energji elektrike si Budva, Bar, Risno, Podgoricë.

Sistemi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike malazeze (CEDIS) ka njoftuar se pothuajse e gjithë zona e Malit të Zi është pa energji elektrike.

Sipas një deklarate të shkurtër në faqen e CEDIS në Facebook, ka shpërthyer një zjarr në një linjë transmetimi në Malin e Zi.

ATA