Hulumtim: Qytetarët e Pulës e konsiderojnë qytetin e tyre të sigurt.     /Foto: Grad Pula/Facebook

Qytetarët e Pulës në Kroaci e perceptojnë qytetin e tyre si një vend të sigurt për të jetuar, më të sigurt se qytetet e tjera më të mëdha në Kroaci dhe rajon, thuhet në hulumtimin e realizuar "Perceptimet e qytetarëve për sigurinë e jetës në qytetin e Pulës".

Hulumtimi u krye gjatë dy muajve të fundit ku i intervistuan 600 banorë mbi moshën 18 vjeç që jetojnë në Pula, njoftoi administrata e qytetit të premten.

"Hulumtimi më tej konfirmon se Pula po punon në mënyrë aktive për të ruajtur një standard të lartë sigurie. Kjo kontribuon më tej në përvojën pozitive të qytetit në mesin e qytetarëve tanë. Përmes veprimeve të vazhdueshme në zgjidhjen e sfidave të sigurisë, ne do të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarët dhe krijimin e një ambienti në të cilin ata ndihen edhe më të rehatshëm dhe të sigurt”, tha kryetari i Pulës, Filip Zoriçiq, në komentin e rezultateve të hulumtimit.

Si mangësi sigurie në qytet në këtë hulumtim është konstatuar mungesa e kulturës në trafik, pastaj konsumi dhe shitja e drogës, ndërsa dhuna në qytetin e Pulës, sipas këtij hulumtimi, është më pak e njohur si problem. Qytetarët e vlerësuan Policinë Bashkiake si një faktor të rëndësishëm në garantimin e sigurisë, por, sipas këtij hulumtimi, policia e ka rolin vendimtar në arritjen e rezultateve më të mira.

Synimet e hulumtimit ishin perceptimi i sigurisë së jetës në qytetin e Pulës, veçanërisht pas rasteve të fundit të dhunës së bashkëmoshatarëve në këtë qytet, më pas kriteret e ndjenjës së sigurisë dhe vlerësimi i detajuar i problemeve individuale të sigurisë.

Siç thekson administrata e qytetit, Pula perceptohet nga qytetarët si qytet i sigurt, veçanërisht në nivel lagjeje, e siguria perceptohet të jetë dukshëm më e lartë në krahasim me qytetet e tjera në Kroaci dhe vendet përreth, duke qenë se rreth 70 për qind e qytetarët e konsiderojnë Pulën si më të sigurt se qytetet e tjera, si dhe vetëm katër për qind e konsiderojnë atë më të pasigurt. Pothuajse dy të tretat e qytetarëve të Pulës ndihen plotësisht të sigurt në qytetin e tyre.

TRT Balkan