Këshilli i Sigurimit i Maqedonisë së Veriut: Siguria në vend është stabile.     /Foto: Zyra e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Këshillit të Sigurimit i Maqedonisë së Veriut sot ka zhvilluar seancën e 19-të ku është diskutuar për situatën e sigurisë në RMV dhe rajonin euroatlantik.

Përfaqësuesit kompetentë të institucioneve informuan për çështjet aktuale të sigurisë që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut dhe rajonin më gjerë, duke përfshirë agresionin rus kundër Ukrainës, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe situatën në Veri të Republikës së Kosovës.

“Për sa i përket situatës së sigurisë në vend, u vlerësua se është stabile dhe se nuk ka të dhëna për rrezikim të mundshëm të saj”, thuhet në komunikatën e publikuar nga zyra e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Mes të tjerash, ata thanë se se, si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është në koordinim të rregullt me ​​Aleancën dhe aleatët lidhur me aktivitetet e ndërmarra për forcimin e sigurisë në zonën euroatlantike.

На 19-та седница на Советот за безбедност разговаравме за безбедносната состојба во државата и евро-атлантскиот регион....

Posted by Stevo Pendarovski on Wednesday, November 1, 2023

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u konstatua nevoja që institucionet kompetente të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të përgatisin skenarë të mundshëm sipas zhvillimit të ngjarjeve, me qëllim të ndërmarrjes në kohë të masave dhe aktiviteteve në kompetencë të tyre”, thuhet në komunikatë.

Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me ftesë të presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë.

TRT Balkan