Një person ka mbetur i vrarë në përleshjet e mbrëmshme mes huliganëve të AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit në Athinë.
Vdekja e tifozit të klubit të Athinës është konfirmuar nga policia greke, bëjnë të ditur mediat. Përplasja e huliganëve ka ndodhur në prag të ndeshjes së sotme të xhiros së tretë të kualifikimeve në Champions League mes klubeve futbollistike AEK dhe Dinamo Zagreb.
Mbështetur në raportet e mediave gjashtë persona kanë përfunduar në spital, prej tyre 96 janë arrestuar, prej të cilëve 82 shtetas kroatë.
Megjithë ndalimin e pranisë së tifozëve mysafirë në ndeshjet e xhiros së tretë paraprake të Ligës së Kampionëve mes kampionit kroat Dinamo Zagreb dhe atij grek AEK, një pjesë e tifozëve të klubit të Zagrebit mbërritën në Athinë, ku ishte parashikuar ndeshja e parë të zhvillohet sonte në orën 20:45.
Me rastin e konfliktit mes tifozëve të dy klubeve, ekipi i Dinamo Zagrebit nëpërmjet një kumtese shprehin shqetësimin e thellë për këtë incident. "Fatkeqësisht një person ka humbur jetën gjatë trazirave. GNK Dinamo dëshiron t'i shprehë ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit", thuhet në kumtesën e klubit kroat.