Prokuroria e Kosovës konfirmoi se është gjetur edhe një trup i pajetë i një tjetër terroristi që sulmoi Policinë e Kosovës në orët e para të së dielës të 24 shtatorit. Numri total, zyrtar i sulmuesve të vrarë është katër.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i prokurorisë Ekrem Lutfiu. Ai deklaroi se trupi i pajetë i terroristit është gjetur rreth 1,5 kilometra larg "vendit të incidentit".
Megjithatë, siç bëhet e ditur ende nuk është bërë i ditur identiteti i terroristit të vrarë.
Policia e Kosovës është sulmuar mëngjesin e së dielës, ndërsa si pasojë humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa edhe dy policë të tjerë u lënduan.
Autoritet në Kosovë drejtuan gishtin nga Beogradi zyrtar se qëndrojnë mbrapa këtij sulmi.
Komuniteti ndërkombëtar e dënoi aktin e së dielës ndërsa bëri thirrje që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Nga operacioni i policisë janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë, dy prej të cilëve janë të plagosur.