Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar për vetëm pak minuta buxhetin për vitin 2024, mes tensioneve dhe protestave të opozitës.
Deputetë të opozitës në Shqipëri vijuan edhe sot bllokimin e seancave plenare të Kuvendit, duke përdorur tymuese dhe duke tentuar të bllokojnë foltoren me karrige.
Garda e Republikës ndërhyri për të penguar opozitarët që t’i afrohen foltores.
Për shkak të trazirave në sallën e seancave plenare ditën e hënë, u përjashtuan 6 deputetë të opozitës për 10 ditë. Kështu, pjesë e seancës sot nuk ishin Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
TRT Balkan / agjencitë