Lideri i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin, është emëruar sot drejtor i Agjencisë së Sigurisë Informative.
Vendimi për emërimin e Vulin, i cili deri para pak kohësh ishte ministër i Punëve të Brendshme (MPB), është marrë në seancën e sotme të qeverisë.
Në biografinë e tij mund të shihet se Aleksandar Vulin përveç që ka qenë në krye të MPB-së, gjatë karrierës së tij politike ka udhëhequr resore të rëndësishme të qeverisë serbe që nga viti 2012 e këndej.
Në periudhën prej vitit 2012-2014 Vulin ka qenë drejtor i Zyrës së departamentit për Kosovën.
Më pas gjatë vitit 2014-2017 ishte Ministër i Punës, Punësimit, i Veteranëve dhe i Çështjeve Sociale.
Ndërsa gjatë periudhës 2017-2020 ushtroi detyrën e ministrit në Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Serbisë.
Po ashtu, në fillet e tij të karierës politike një periudhë ka qenë edhe deputet.
Ai ishte i pari që përdori publikisht termin “botë serbe”, për këtë arsye konsiderohet si krijues i saj.