Ishulli kroat Kërk goditet nga tërmeti me magnitude 5.2 ballë.     /Foto: HINA

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur ishullin kroat Kërk, dridhjet e të cilët janë ndier edhe më larg.

Lajmin për tërmetin e ka bërë të ditur edhe Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Sipas të dhënave fillestare, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dhjetë kilometrash, katër kilometra në lindje të ishullit Kërk dhe 37 kilometra në juglindje të Rijekës.

Tërmeti u ndje në të gjithë rajonin e Kvarnerit dhe në pjesë të tjera të Kroacisë, si dhe në disa zona të Bosnjës e Hercegovinës, Sllovenisë dhe Italisë.

TRT Balkan / agjencitë