Kajganiç - Escobar: Korrupsioni problem kyç në Bosnjë e Hercegovinë.     Foto: FENA

Kryeprokurori i Prokurorisë së BeH-së, Milanko Kajganiç, u takua me Gabriel Escobar, zëvendëssekretarin e Departamentit të Shtetit dhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, në Departamentin e Shtetit në Uashington.

Atje u diskutua për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

U theksua se korrupsioni është një problem kyç në Bosnjë e Hercegovinë dhe se lufta kundër këtyre krimeve duhet të sigurojë forcimin e shtetit ligjor për të gjithë qytetarët e BeH.

Kajganiç e njoftoi Escobarin me aktivitetet e kryera nga Prokuroria e BeH në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të cilat realizohet bashkëpunim i rëndësishëm me institucionet partnere nga jashtë, duke përfshirë bashkëpunimin e mirë me institucionet partnere nga ShBA-ja.

Eskobar shprehu mbështetjen e ShBA-së për Prokurorinë e BeH-së dhe procesin e forcimit të shtetit të së drejtës në Bosnjë e Hercegovinë në periudhën e ardhshme, njoftoi Zyra e Prokurorit të BeH-së.

TRT Balkan / agjencitë