Nga nesër e deri më 31 tetor bëhet regjistrimi i popullsisë në Serbi. Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe atyre brenda Serbisë të përgjigjen dhe të regjistrohen që të gjithë.
Deputeti Kamberi këtë proces e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm.
"Prandaj, duke e patur parasysh rëndësinë e këtij procesi dhe duke e ditur që është moment shumë i rëndësishëm, në përgjithësi, Ju ftoj t'i përgjigjen dhe të regjistrohen që të gjithë. Në Luginë kemi peshë aq sa jemi. E jemi shumicë. Prandaj, le ta dëshmojmë e le të jemi në krye të kësaj përgjegjësi kombëtare. Regjistrohu ti. Regjistro familjen tënde. Të regjistrohemi të gjithë", shkruan Kamberi.

Në të njëjtën kohë ai i ka inkurajuar regjistruesit shqiptarë që të jenë në ballë të këtij procesi, ta kryejnë punën e tyre me përpikëri dhe ta ecin çdo familje e çdo shtëpi.