Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Osmani dhe Vuçiq shkëmbejnë akuza reciproke

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Osmani dhe Vuçiq shkëmbejnë akuza reciproke

Osmani dhe Vuçiq shkëmbyen akuza për një sërë çëshjesh që tangojnë dy vendet fqinje.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Osmani dhe Vuçiq shkëmbejnë akuza reciproke       / Foto: KosovaPress

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë përballur sërish në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për raportin e rregullt gjashtëmujor të misionit të OKB-së në Kosovë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar tha se emri i dytë i Serbisë është “moszbatimi i marrëveshjes”.

Sipas presidentes së Kosovës, Osmani, Serbia nuk ka përmbushur asnjë marrëveshje deri më sot dhe se Vuçiq duhet të mendojë edhe një herë nëse e ka pranuar atë marrëveshje.

Ajo tha se, nëse Vuçiq është i interesuar për serbët në Kosovë, ai duhet të jetë avokati më i fuqishëm për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, sepse aty bazohen të drejtat e banorëve të Kosovës.

“Kosova i ka përmbajtur vlerat e saj demokratike duke demonstruar pjekuri politike dhe përmbajtje të standardeve ndërkombëtare. Dhe një narrativ i cili propagandohet nga Serbia është diskutimi për Asociacionin e Komunave Serbe. Deri tash Serbia nuk ka përmbushur asnjë, mirëpo struktura ilegale i ka kthyer në stabilizim dhe sulme ndaj të gjithë fqinjëve.

Moszbatimi i marrëveshjeve është emri i dytë i Serbisë dhe është hipokrizi kur Serbia mban ligjërata kur ajo nuk ka përmbushur asnjërën marrëveshje”, tha Osmani.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha se vendimet e fundit të autoriteteve të Kosovës u kanë vështirësuar jetën serbëve në veri.

“Republika e Serbisë ka përfshirë dhe shpjegimet në detaje përmes të cilave institucionet e përkohshme vazhdimisht kanë krijuar kushte të këqija të jetës për serbë dhe tjera minoritetet. Republika e Serbisë i ka prezantuar Këshillit të Sigurisë të gjitha këto veprime dhe sulmet e vazhdueshme kundër civilëve serb dhe dhunën fizike ndaj tyre. Me qëllim të krijimit të kushteve jo të mira për serbët dhe krijimin e kampanjave apo fushatën për keqpërdorime të civilëve serb dhe persekutimin e tyre nga institucionet e përkohshme. Një përpjekje e tillë në ndalimin e dinarit përmes fushatave kundër civilëve jo shqiptarë, ende është në efekt”, tha Vuçiq.

“Na ka shqetësuar shumë mungesa e lirisë së lëvizjes të qytetarëve që po hynin në Serbi të përfshirë edhe serbë etnikë që shërbejnë në Policinë e Kosovës. Ky veprim është shkelje e marrëveshjeve të kaluara dhe të lirisë së lëvizjes dhe të një mënyre e kërcënimit të serbëve të Kosovës që marrin pjesë në jetën qytetare të Kosovës”, tha ai.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po ashtu ka përmendur përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim. Ajo ka përmendur edhe eskalimet e Serbisë pas sukseseve të Kosovës në Kshillin e Evropës dhe arrestimin e zyrtarëve policorë.

TRT Balkan / agjencitë