Aviacioni i ShBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot në shuarjen e zjarreve në Shqipëri dhe Kosovë.
Aviacioni amerikan ndërhyri me tre helikopterë të pajisur me kova uji, dy prej tyre kanë fluturuar në Shqipëri dhe një në Babaj Bokë afër Gjakovës, për të neutralizuar rrezikun e zgjerimit të zjarreve.
Asetet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
TRT Balkan / agjencitë