Qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Kinës, pa pasur nevojën e marrjes së një vize, siç ka funksionuar deri tani.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, informoi se pas 30 ditësh do të hyjë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve mes dy vendeve.
“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, bëri të ditur kryeministri në rrjetet sociale.
Qeveria shqiptare vendosi në mbledhjen e zhvilluar më 27 dhjetor të vitit 2022 miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.
Vendimi u miratua në parim nga Këshilli i Ministrave, si propozim i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.