Komandanti i KFOR-it priti në takim Inspektorin Gjeneral të Ushtrisë Greke

Komandanti i KFOR-it priti në takim Inspektorin Gjeneral të Ushtrisë Greke

Takimi ofroi mundësi për të diskutuar për trendet e fundit të sigurisë dhe aktivitetet e KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it priti në takim Inspektorin Gjeneral të Ushtrisë Greke / Photo: AA

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjenerali Özkan Ulutaş, është takuar me Inspektorin e Përgjithshëm të Ushtrisë Greke, gjenerallejtënant Spyridon Alfantakis, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

Siç bën të ditur KFOR-i, nëpërmjet një komunikate për media, takimi midis Ulutaşit dhe Alfantakis ofroi mundësi për të diskutuar për trendet e fundit të sigurisë dhe aktivitetet e KFOR-it.

"Takimi ofroi një mundësi për të diskutuar për trendet më të fundit të sigurisë dhe aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur gjithashtu se gjeneralmajor Ulutaş përshëndeti kontributet e Greqisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999 - për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

AA