Shqipëria do të pajiset me dronë “Bayraktar”      / Foto: AA

Dronët “Bayraktar” shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura të Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes së shteti shqiptar, Niko Peleshi, u shpreh se dronët “Bayraktar” janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Peleshi nënvizoi se kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve ka rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.

“Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale duke bashkëngjitur edhe një video të perfromancës së dronëve “Bayraktar”.

Dronët ‘Bayraktar’ që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, janë teknologjia më e lartë e...

Posted by Niko Peleshi on Tuesday, December 12, 2023
TRT Balkan / agjencitë