Në bibliotekën e Gazi Husrev-beut në Sarajevë filloi konferenca shkencore rajonale “Ulemat në Ballkan ndërmjet dy Luftërave Botërore”, të cilën e hapi Reisul-ulemaja i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë Husein-ef. Kavazoviq.
Kavazoviq e vlerësoi tubimin si një mundësi jashtëzakonisht të mirë për të "kujtuar rolin e ulemave tanë në përpjekjet që myslimanët e Evropës Juglindore t'i përshtaten realitetit të ri dhe të përfshihen në jetën bashkëkohore në rrethanat e reja në të cilat ata u gjendën".
“Dituria është koncepti qendror i kulturës dhe qytetërimit tonë islam, ajo e themeloi atë dhe mbi të mbështetet ndërtimi i botëkuptimit tonë, ende i njohur në botën e sotme të shqetësuar dhe të pasigurt”, tha Kavazoviq.
Siç tha ai, nga distanca e sotme kohore mund të konstatohet se ajo kohë ishte e mbushur me pasiguri dhe ndryshime të papritura e të rrënjosura shoqërore.
“Në marrëveshjet ndërkombëtare, të nënshkruara në atë kohë në kongrese dhe konferenca, ekzistenca e komunitetit mysliman në Evropën Juglindore ishte identifikuar si një grup i veçantë në krahasim me komunitetet e tjera, pa përcaktuar identitetin e tij kombëtar dhe socio-politik. Ky fakt përcaktoi në masë të madhe rrymat shoqërore dhe historike, në të cilat ulemave iu dha një vend qendror në përpjekje për të kompensuar ose të paktën për të mbajtur gjallë ato çështje që ishin të rëndësishme për komunitetin mysliman në kuptimin teologjik-juridik, politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor", ka thënë Reisul-ulema Husein-ef. Kavazoviq.
Ai shtoi se ka shumë çështje që kanë të bëjnë me pozitën e ulemave në atë kohë, statusin, iluminizmin e të tjera, dhe se çështja e “nivelit të dijes, teorike dhe praktike, dhe mjaftueshmërinë e tij në raport me problemet që duhet të zgjidhen, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër bie në sy në veçanti, dhe mënyra se si organizohet dhe përdoret ajo njohuri”.
Ai përkujtoi se ata ishin më të hapur për marrjen e zgjidhjeve nga traditat e tjera shkencore, në mungesë të zgjidhjeve brenda traditës shkencore myslimane, përderisa këto mësime nuk bien ndesh me pikëpamjet themelore të Islamit.
"Përveç pyetjeve teologjike, ndaj të cilave ishin më të prirur ulematë e arsimuar në vendet islame, studiuesit e institucioneve të arsimit të lartë vendas i kushtuan më shumë vëmendje çështjeve sociale në fushën e arsimit, politikës, historisë dhe ligjit. Vërtet, kur përdorim termin 'ulema', pastaj kryesisht, ose në masën më të madhe, ne mendojmë për ata që posedojnë njohuri fetare (ilum) dhe urtësi (hikmet) për të ofruar dhe zbatuar atë njohuri", tha reisul-ulema Husein-ef. Kavazoviq.
Ai theksoi se një pyetje e rëndësishme për këtë kohë është edhe çështja e statusit dhe pozitës së ulemave në raport me shoqërinë dhe shtetin.
“Disa njohuri të reja në arkivat e Bosnjë-Hercegovinës, të cilat përmbajnë materiale që lidhen me korrespondencën e dijetarëve tanë me autoritetet shtetërore, na tregojnë se ulematë ishin në një gjendje shumë të keqe ekonomike, madje edhe më dinjitozët mes tyre, si p.sh. Myftitë shpeshherë nuk arrinin të plotësonin as nevojat elementare të familjes", tha reisul-ulema Husein-ef. Kavazoviq.
Sipas tij, pa dyshim që një situatë e tillë ekonomike reflektohej edhe në jetën e tyre intelektuale, në mundësinë e qasjes në literaturë dhe përvetësimit të njohurive cilësore. Pavarësisht gjithçkaje, ata mbetën forca intelektuale më e qasshme për popullin tonë.
Drejtori i Institutit për Traditën Islame të Boshnjakëve, Ferid Dautoviq, tha se me konferencën duan t'i ndërgjegjësojnë boshnjakët për rëndësinë dhe rolin e ulemave dhe imamëve.
"Ne duam t'u themi gjeneratave të reja që jetojnë sot, të cilët e ruajnë Islamin, të ndërtojnë të ardhmen e tyre me shembujt e atyre ulemave. Çdo brez i myslimanëve, boshnjakëve, çdo brez ulemash dhe imamësh duhet të japin kontributin e tyre për Islamin dhe kuptimin e Islamit”, tha Dautoviq.
Konferenca është një nga përmbajtjet programore të manifestimit të Institutit për Traditën Islame të Boshnjakëve (IITB) “Ditët e Traditës Islame të Boshnjakëve”, dhe bashkorganizator i konferencës është Shoqata e Dijetarëve të Bashkësisë Islame (IZ) në Bosnjë e Hercegovinë.