Ligji specifikon sanksione kundër personave të huaj që minojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit ose kërcënojnë në ndonjë mënyrë tjetër stabilitetin e Bosnjë e Hercegovinës.
Kongresmenia Anne Wagner, zëvendësanëtare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, e cila propozoi projektligjin, foli pasi Dhoma e miratoi projektligjin.
“Rajoni i St. Lewis është shtëpia e komunitetit më të madh boshnjak jashtë Bosnjë e Hercegovinës. Ky komunitet lokal ka qenë një partner i fortë dhe unë kam punuar ngushtë me ta për të siguruar që ne kemi mekanizmat e nevojshëm për t’u marrë me korrupsionin në Bosnjë e Hercegovinë”, tha ajo.
Mes tjerash Wagner shtoi se boshnjakët e hercegovinasit po vuajnë për shkak të veprimit të drejtpërdrejtë të politikanëve që mbjellin në mënyrë të pamatur përçarje në Bosnjë e Hercegovinë, shpesh me mbështetjen e plotë të Rusisë.
"Ky legjislacion do të mbronte Marrëveshjen e Dejtonit, do të ruante dekada të përparimit të bërë që nga lufta e tmerrshme në Bosnjë dhe do të dërgonte një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara mbështesin një BeH paqësore, të bashkuar dhe më të sigurt. Shpresoj se Senati do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për miratimin e këtij ligji në mënyrë që të mund t’u ndihmojmë boshnjakëve e hercegovinasve të parandalojnë një krizë të rrezikshme politike”, tha kongresmenia Wagner.
21 Sht 2022
Kongresi i ShBA-së: Sanksione për cenimin e stabilitetit të Bosnjës
Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së ka miratuar një projektligj për ratifikimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit në Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet sanksioneve që synojnë të pengojnë aktivitetet destabilizuese në BeH.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Dekodimi i motiveve pas mosmarrëveshjeve shekullore Kosovë-Serbi
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por çështja e njohjes nga Serbia mbetet një çështje e diskutueshme. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa shumica e bashkësisë ndërkombëtare e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.